VIDEO/ Anglia triumfon përballë Zvicrës, vendos goli i Rashford

Sep 11, 2018 | 23:21
SHPËRNDAJE

Anglisë i mjaftoi një gol i Markus Rashford, për të fituar miqësoren ndaj Zvicrës. Rashford, shënoi në minutën e 54-t të takimit, pas krosimit të Uolker, përpara më shumë se 30 mijë spektatorëve në “King Poëer Stadium” të Lestërit.

rashford

Ndërkohë, tek Zvicra, katër futbollistë me origjinë shqiptare u aktivizuan nga Petkovic përballë “Tre Luanëve”, Shaqiri dhe Xhaka titullarë, ndërsa Mehmedi dhe Albian Ajeti si zëvendësues. Të dy trajnerët bënë ndryshime të shumta në pjesën e dytë, por rezultati mbeti i njëjtë, pra 1-0 për Anglinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura