VIDEO/ Ançeloti e cakton kapiten, Elseid Hysaj nuk zhgënjen dhe jep asist

Aug 7, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj i qëndroi besnik ekipit të Napolit. Lojtari shqiptar pas shumë lajmeve se do të largohej në drejtim të Çelsit i mbylli të gjitha zërat duke rinovuar kontratën me ekipin italian. Duket se kjo besnikëri e lojtarit është kthyer në besim te ai nga trajneri Ançeloti.

hysaj

Tekniku italian e ka caktuar sot shkodranin me rolin e kapitenit të skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Borusias së Dortunidt. Dhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk e ka zhgënjyer trajnerin Ançeloti pasi u bë protagonist që në fillim duke rrëmbyer një top nga kundërshtarët dhe më pas nisi Milik për të shënuar golin në minutën e 7.

Hysaj-470x332

Më pas në minutën e 29 ishte Maksimoviç ai që mendoi për ta dyfishuar rezultatin dhe për të shkuar në dhomat e zhveshjes më një rezultat të pastër. Në pjesë ne dytë ishte Fili nga gjermanët që shkurtoi diferencën por Kajehon nuk fali në minutën e 91 duke e vulosur rezultatin 3-1 për këtë takim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura