VIDEO/ Aleanca për Teatrin shtrin aksionin dhe në Shkodër, mbledh firma për rindërtimin e Teatrit siç ishte. Budina: Kemi përdorur gjuhën e kulturës dhe jo armës

May 23, 2020 | 17:24
SHPËRNDAJE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shtrirë aksionin e saj edhe në Shkodër, ku u ka kërkuar qytetarëve të firmosin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte para prishjes së godinës.

Firmat e qytetarëve po mblidhen në oborrin e Teatrit “Migjeni”, ndërsa të pranishëm janë edhe aktorë që kanë iniciuar “Aleancën për Teatrin”.

budina

I pranishëm ishte edhe regjisori Robert Budina, i cili tha: “Ne kemi përdoru gjuhën e kulturës, mencurise dhe jo armës. Ka një sensibilizim në gjithë europen jo vetëm në Shqipëri. I lumtur qe kam ardhur në qytetin e demokracisë që kanë dhënë jetën martire dhe jo vetëm. Teatri kombëtar ishte dëshmori i pare i rënies se demokracisë. Ta rikthejmë teatrin siç ishte. Kemi hapur një çështje juridike pasi e shembi teatrin duke qene artist Brenda”.

Ditën e djeshme Aleanca ishte e pranishme edhe në Durrës, ku po ashtu mblodhi firmat e qytetarëve.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall, ndërsa po mbledh firmat për një peticion, teksa vijon me protestat edhe në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura