VIDEO/ Aktorja e njohur rreh në mes të emisionit spektatoren pas asaj që i tha

Sep 21, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

Një video ku shihet një aktore e njohur ruse teksa qëllon me shuplakë një spektatore live në një emision, është duke qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi.

Evelina Bledans, ishte e ftuar në emision të quajtur “Jeto” për të folur rreth shtatëzënive në moshë të madhe, pasi 49 vjeçarja është duke pritur sërish një fëmijë.

Ndërkohë një vajzë nga publiku i është kthyer ashpër asaj duke i thënë se po bën shumë gabim që zgjedh të sjellë në jetë një fëmijë në këtë moshë, duke i përmendur këtu edhe rastin e djalit që e ka me sindromën Down.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë” tha Elena Lebedeva.

Kaq ka mjaftuar që aktorja t’i shkojë afër dhe ta qëllojë me shuplakë duke i thënë që të mos i zërë në gojë të birin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura