VIDEO/ Aksioni i paligjshëm i IKMT, fadromat prishin tarracën me leje të restorantit në “Prestige Resort”

Dec 1, 2022 | 15:10
SHPËRNDAJE

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit vijojnë aksionin e paligjshëm për shembjen e “Prestige Resort”.

Fadromat shkatërruan tarracën e restorantit në “Prestige Resort”. Ndërsa brenda ambienteve po shpohen kolonat për të hedhur në erë godinën me tritol.

Puna për shembjen e tarracës vijon prej disa orësh dhe një pjesë e saj është kthyer në rrënoja.

Forca e policisë, IKMT, dhe ato xhenio “zbarkuan” pa lajmëruar dhe në mënyrë të paligjshme  në “Prestige Resort”, duke nxjerrë me forcë jashtë pushuesit dhe stafin, që ka mbetur pa punë.

Pa asnjë autorizim dhe njoftim zyrtar nisi shembja ndërkohë që mediat e “Hysenbellu Group” nuk lejohet që të filmojnë apo të kalojnë perimetrin e sigurisë, që është vendosur në një distancë shumë të largët nga resorti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura