VIDEO/ Pamje nga aksioni në Mitrovicë, po kërkohet edhe i dyshuari i tretë. Ja çfarë u gjet

Oct 16, 2019 | 9:09
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, deklaroi për Gazetën Sinjali se në operacionin e sotëm janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë dhe municione, ndërsa janë të dyshuar tre persona (dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

ver-600x360

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksionin policor në veri të Mitrovicës, i cili ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se deri më tani janë arrestuar dy persona, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së z. O. Ivanoviq. Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar zyrtar policor i nacionalitetit serb (R. B.) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor mbetet në kërkim.”, ka deklaruar Kelani për Gazetën Sinjali.

Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

Aksion në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit (Detaje)

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

policiaaaaaa-600x360

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar eshtë me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

 v-13-600x347“Gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë. Në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”, kanë sqaruar për Express zyrtarët nga Policia e Kosovës.

E në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura