VIDEO/ Aksidenti rëndë në Kavajë-Rrogozhinë, 12-vjeçarja përplaset nga makina dhe humb jetën në vend

Jun 23, 2018 | 15:06
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën. Makina e ka përplasur vajzën duke i shkaktuar vdekjen.

1529758853_AksidentineKavaje2640x478

Njoftimi i plotë

Informacion Paraprak

Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesia e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura