VIDEO/ Aksidenti që shkaktoi shpërthimin masiv

Feb 23, 2021 | 22:04
SHPËRNDAJE

Një tren u përplas me një kamion në Teksasin qendror të martën në mëngjes, duke shkaktuar një shpërthim masiv.

39671328-9291369-A_train_collided_with_an_18_wheeler_in_central_Texas_on_Tuesday_-a-11_1614095360636

Përplasja ndodhi rreth orës 6.45 të mëngjesit në veri-lindje të Austin.

Treni mbante cisterna nafte që shpërthyen nga goditja e kamionit, duke shkaktuar një zjarr që dogji të paktën një shtëpi pranë shinave, tha policia e Cameron.

Si drejtuesit i trenit, ashtu edhe shoferi i kamionit mbijetuan pa dëmtime të mëdha.

Departamenti i Sigurisë Publike tha se kamioni goditi anën e trenit dhe u devijua. Një zyrtar tha se shkaku i përplasjes është ende nën hetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura