VIDEO/ Aksidenti me dy të vdekur në Fier, reagon policia: Shoqëruam dhe drejtuesin e mjetit (EMRI)

Aug 26, 2018 | 22:53
SHPËRNDAJE

Sot në mbrëmje në Fier, ka ndodhur një aksident i rëndë që u mori jetën dy personave, Amarildo dhe Festim Dogani.

Dy të rinjtë kushërinj me njëri tjetrin ishin duke ecur në anë të rrugës, kur makina nga mungesa e ndriçimit i ka përplasur për vdekje.

y6ghbn-1

Policia në njoftimin e saj shkruan se dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit u largua nga ngjajra, por pak minuta më vonë është bërë dhe shoqërimi i tij.

Sipas informacioneve Amarildo Çalamani, ka qenë duke drejtuar mjetin në momentin e akisdentit.

Nga verifikimi ne sistemin e-gjoba rezulton se Amarildo Çalamani është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me 10 masa administrative dhe konkretisht:

3 masa për parakalime te gabuara brenda vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit ne 2017 dhe një mase për mungese kontrolli teknik.

aksidenti fier

Njoftimi i policisë

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ndërkohë në një njoftim të dytë policia sqaron: 

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur në fshatin Arapaj.

Drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pasi aksidentoi 2 shtetasit A.D dhe F.D, ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe më pas është larguar.

Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura