VIDEO/ Aksident në Elbasan, shoferja e “Audit” humb kontrollin dhe…Ja pamjet

Jun 23, 2021 | 21:22
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë ‘Audi’, e cila drejtohej nga një femër ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasoje e plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti u regjistrua në unazën e qytetit të Elbasanit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura