VIDEO/ Aksident masiv afër kryqëzimit të Laprakës, shihni se si janë përplasur katër makinat

Apr 6, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës.

“Panorama” mëson se në aksident janë përfshirë katër makina, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërsa sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të shumta.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti masiv, aq më tepër që në këtë zonë si pasojë e punimeve te ‘ish-sheshi Shqiponja” është krijuar edhe trafik.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura