VIDEO/ Aksident i frikshëm në Unazën e Madhe në Tiranë, shkatërrohet makina

Jun 19, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën e Madhe, afër TEG-ut.

“Balkanweb” ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket se dy makinat një “Audi A6” dhe një “BMV” kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

http://www.balkanweb.com/site/video-aksident-i-frikshem-ne-unazen-e-madhe-ne-tirane-makinat-behen-copa-copa/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura