VIDEO/ Aksident i frikshëm në start, Vetel ia del dhe fiton ndaj Hamiltonit

Aug 26, 2018 | 17:01
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar gara për Çmimin e Madh të Belgjikës dhe fitues është piloti i Ferrarit, Sebastia Fetel. Gjermani e mori që në fillim kryesimin e garës dhe nuk e lëshoi për asnjë moment këtë pozicion. Kjo ishte fitorja e 52 e Sebastian Fetel në Formula 1. Megjithatë ajo që ra në sy në këtë garë ishte starti i tij.

dfghgfh

Që në fillim pati një përplasje nga e cila u prek piloti i Meklaren Fernando Alonso, makina e tij u bë shumë keq pas përplasjes. Në vnedin e dytë të garës u rendit Hamilton dhe Verstapen është ai që plotëson podiumin. Ndërkohë që piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen u përplas dhe nuk arriti ta përfundonte garën.

Formula

“Ishte një start i mirë. Luis më shtyu pak majtas, por e dija që mundësitë e mija do të ishin të mira. Ishte më mirë këtë vit se sa vitin e kaluar. Kishte erë në kthesën e parë dhe më pengonte dhe Luis ishte i shpejtë por ia dola ta parakaloja” – tha gjermani.

1535289553799_capture8150

“Nuk e kuptova, më parakaloi shumë kollaj. Bëra çfarë ishte e mundur për t’iu afruar por ishte shumë i shpejtë”– tha Luis Hamilton i cili e ka pranuar se Ferrari është më e shpejtë se Mercedesi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura