VIDEO/ Aksident horror në Formula 1, një goditje në startin e garës “fluturon” pilotin në ajër

Jul 3, 2022 | 16:34
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në startin e Çmimit të Madh të Britanisë me protagonist dy pilotët Xhorxh Rasëll dhe Guanju Zhu.

Collage Maker-03-Jul-2022-04.23-PM

Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndal disa metra më larg e përmbysur.

 

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura