Video/ Ai ndihmon gruan të lindë vajzën e tyre, nuk kishin kohë për në spital

Feb 11, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Një histori paksa e pazakontë i ka ndodhur këtij çifti.

Ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë por 24-vjeçaren, Holly Dawson, e kapën dhimbjet e lindjes papritur dhe nuk i lanë kohë të mjaftueshme që ajo të transferohej për në spital, shkruan ‘Daily Mail’.

310C608600000578-3440228-image-a-5_1455102855959

Bashkëshorti i saj Martin është detyruar që ta ndihmojë vetë që ajo të sillte në jetë vajzën e tyre, madje ai nuk ka dashur ta humbë këtë situatë kaq të veçantë, duke e filmuar të gjithë procesin e lindjes.

lindje

Pas disa minutash vuajtjeje ai së bashku më një zonjë ( që mendohet të jetë nëna e tij ose vjehrra), ia kanë dalë mbanë dhe me sukses, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme dhe duke e mbajtur nënën në një gjendje të mirë.

310C601F00000578-3440228-image-a-1_1455102819235

Pas lindjes së vajzës ka mbërritur edhe ambulanca duke dhënë ndihmën e nevojshme.

310C609B00000578-3440228-image-m-10_1455103258728

Kjo video është publikuar nga vetë Martini në kanalin e Youtube-it.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura