VIDEO/ Ai i propozoi në gjunjë në emisionin e tij, vajza e Agim Bajkos tregon si e ngacmoi vetë e para moderatorin: I shkruajta, më pas…

Jan 16, 2020 | 10:04
SHPËRNDAJE

pjimage (48)

Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një nga momentet që është lakuar shumë ditët e fundit në mediat rozë duke u bërë përshtypje lexuesve.

Moderatori zgjodhi pikërisht skenën e emisionit që ai prezanton për ti propozuar live partneres së tij.

Për të folur për këtë propozim dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë, Ardit Roshi dhe Blerina Bajko ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

blerina dhe artditit

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij”.

Arditi: Une e dija qe ishte kthyer, por nuk i shkruajta. Nuk i shkruajta sepse…tani te lutem.

Blerina: Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta.

Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.

PROPOZIMI

“Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë,”- i tha ai përpara se të nxirrte unazën.

Ai u ul në gjunjë në mes të skenës dhe më pas i vuri unazën në gisht bashkëshortes së tij të ardhshme.

Pasi Blerina pranoi propozimin çifti u puthën dhe i thanë “të dua” njëri-tjetrit.

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon, është e fejuara dhe nusja ime tani,”– u shpreh moderatori.

ardit-roshi3 ardit-roshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura