VIDEO/ Adelina dhe Zanfina Ismaili, të rrënuara nga vdekja e nënës

May 2, 2016 | 11:27
SHPËRNDAJE

Motrat Ismaili, Adelina, Ema e Zanfina, javën e shkuar u përballën me një humbje të thellë pasi nëna e tyre u nda nga jeta nga një sëmundje e shkurtër.

Mona Ismaili ishte e njohur në publik pasi gjithmonë ka qëndruar pas karrierës muzikore të dy vajzave, Adelinës e Zanfinës. Humbja e saj u përjetuar shumë keq jo vetëm prej vajzave por prej të gjithë atyre që e njihnin Monën. Gjatë ceremonisë së varrimit kanë qenë të pranishëm edhe mjaft figura të njohura të ekranit të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

‘Eksspres rozë’ ka mundur të sjellë disa pamje nga përcjellja për në banesën e fundit të Monës, në të cilat duket qartë rrënimi i vajzave të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura