VIDEO/ “A ka mundësi? A ka mundësi?” Rama përplas telefonin në Kuvend

Oct 1, 2017 | 15:54
SHPËRNDAJE

Java që po lëmë pas u shoqërua me debate të forta politike për shkak të vendimit të Kuvendit për reduktimin e numrit të punonjësve për organet e vettingut. Po ky tension vijoi edhe gjatë seancës plenare të së enjtes, një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 17 orë, e ku në fund me 73 vota të mazhorancës, u votuan këto shkurtime.

rama111

Ndonëse propozimet e saj nuk u morën parasysh nga mazhoranca, opozita ishte e para që iu bashkua seancës plenare. Këtë e ka shprehur vete kryedemokrati Basha në oborrin e Parlamentit, teksa po futej në seancë.

Ky moment i fiksuar nga kamerat, është një nga sekuencat e rubrikës humoRIstike të kësaj jave, pjesë e emisionit “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “NeWs24”.

Jashtë objektivit të kamerave nuk mund të mbeteshin as deputetet e Kuvendit, të cilat janë shfaqur mjaft elegante, e me aksesorë nga më të ndryshmit, plot ngjyra dhe stil.

Syrit të kamerave nuk i ka shpëtuar as një moment nervozizmi i kryeministrit Rama, i cili pasi ka komunikuar në celular, e ka hedhur atë mbi tavolinë.
ram
Pjesë e rubrikës humoristike është bërë edhe mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku në një moment debatesh, kryetari i partisë, Edi Rama, i kujtoj deputetëve se janë Live./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura