VIDEO/ E panë në zgjedhjet e 2013 me Shullazin? Ja si përgjigjet Tahiri

May 20, 2016 | 9:55
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë intervistës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut është pyetur nëse ka lidhje me Emiljano Shullazin. Tahiri është përgjigjur se nuk ka asnjë njohje me Shullazin.

Fevziu: A keni njohje me Emiljano Shullazin?

Tahiri: Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë person

Fevziu: Ju kanë parë në zgjedhjet e vitit 2013 me ketë person.

Tahiri: Unë jam shprehur edhe ne Parlament për këtë çështje. Nëse dikush ka dyshime le të ngrejë një komision hetimor…

Tahiri per Shullazin by gazeta-panorama

Kërcënimet e Blushit, Tahiri: Ndaj Roshit mund të nisë çështje penale

I ftuar në “Opinion” për të folur mbi zhvillimet e fundit që shqetësojnë rendin në vend, Ministri Saimir Tahiri është përgjigjur fillimisht në lidhje me atë që ka qenë kryetemë e ditës, kërcënimin që kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi i ka bërë nëpërmjet një mesazhi telefonik deputetit Ben Blushi.

Tahiri tha se nëse ka kërcënim atëherë do të nisë çështje penale ndaj kryebashkiakut Roshi. Mirëpo, Tahiri tha se ai nuk e di përmbajtjen e mesazhit të Roshit, pasi Blushi nuk ia ka vënë në dispozicion.

Fevziu: A ishte një mesazh kërcënues dhe a është normale që një bashkiak të kërcënojë një deputet të parlamentit?

Tahiri: Duhet të pyesni Blushin se cila është përmbajtja e kërcënimit. E kam kontaktuar vetë personalisht që përveç komunikimit në foltore ti drejtohet edhe instancave përkatëse pasi është vepër penale. Në rast se ka një kërcënim nga çdo person duhet ndjekur në rrugë zyrtare.

Fevziu: Keni marrë masa për sigurinë e deputetit?

Tahiri: Unë nuk marr masa për çdo deputet që kërcënohet. Pavarësisht se e kam kontaktuar vetë. Ky është detyrim moral, personal, institucional. I kam kërkuar që përtej denoncimit publik, politik të shkojë në Prokurori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura