VIDEO/ ‘A e përdor me gojë shumë a?’, përplasje në Kuvend mes deputetes dhe Kadri Veselit

Apr 17, 2018 | 9:23
SHPËRNDAJE

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me debate të ashpra, ku nuk ka munguar edhe fjalori ofendues.

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku ka akuzuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se ka fyer rëndë deputetët e opozitës madje sipas saj i ka sharë.

“Nuk t’kam dëgju që na ke sha me rob se për besë gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”- i ka thënë deputetja e Vetëvendosjes kryetarit të Kuvendit.

Por nuk ka munguar edhe përgjigjja e Kadri Veselit.

“E përdor me gojë shumë a? Kujdes me shprehjet se për besë ky është Kuvend”- ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura