VIDEO/ 8 vjet burg për shqiptarin që theri kunatën, vuante nga skizofrenia

May 27, 2015 | 16:07
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Kanada ka dënuar me vetëm 8 vjet burg shqiptarin Xhevahir Myftari, i cili u shpall fajtor për vrasjen e kunatës së tij, Julia Vlashin.

Xhevahir Myftari

Kjo do të thotë, se Myftari do të dalë nga burgu pas katër vjetësh, pasi gjysmën e dënimit e ka kaluar në paraburgim. Pas lirimit ai do të dëbohet për në Shqipëri.

Megjithatë, familja e Julia Vlashit është shprehur e pakënaqur me vendimin e gjykatës, shkruan portali kanadez “Kitchener”.

Xhevahir Myftari jetonte me kunatën në Kanada, ndërsa i vëllai, punonte në Kaliforni. Ai pari një zënkë me Julia Vlashin, pasi kjo e fundit insistonte që ai të merrte mjekim, pasi kishte probleme me shëndetin mendor. Sipas hetimeve, Xhevahir Myftari vuante nga skizofrenia që kur jetonte në Shqipëri.

Në vitin 2004 ai arriti të emigronte për në SHBA, i ndihmuar edhe nga i vëllai dhe kunata. Hetimet thonë se Myftari e goditi disa herë me mjete të mprehta kunatë pas zënkës, duke e lënë të vdekur. 

 “Jam shumë i pakënaqur me drejtësinë kanadeze. Një njeri godet 19 herë me mjete të mprehta një njëri dhe sistemi e dënon me vetëm 8 vjet burg. Jam shumë i zhgënjyer”, tha Anastas Vlashi, i afërm i Julia Vlashit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura