VIDEO/ “410 milionë lekë zhduken për një Landfill”- PD denoncon: U përurua nga Rama tre muaj më parë. Vjedhja shtetërore nuk ndalet

Jan 24, 2023 | 11:19
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar “fatin” e landfillit që u inaugurua tre muaj më parë nga Kryeministri Rama në Bashkinë Mat.

Duke nxjerrë pamjet me video, kryetarja e PD e degës Mat, Denisa Vata thotë se landfillo është jashtë funksioni, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit.

“Landifilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë. Madje punonjësit deklarojnë, jashtë kamerave se nuk duan të humbasin punën dhe bukën e gojës, se është tentuar disa herë të groposen mbeturinat, por janë groposur makineritë e Bashkisë, për të cilat është dërguar më pas eskavatori për të bërë nxjerrjen e tyre”, tha Vata.

DEKLARATË E KRYETARES SË DEGËS MAT, DENISA VATA

Landfilli i inauguruar tre muaj më parë nga Kryeministri Rama në Bashkinë Mat, ka pësuar fatin e “vëllezërve të mëdhenj” në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Edhe pse janë shpenzuar 410 milion lekë nga taksat tuaja, gropa e hapur për landfill është ende bosh, ndërkohë që mbeturinat e bashkisë Mat shkarkohen diku ngjitur me Landfillin.

Siç do ta shihni nga pamjet, ky i ashtuquajtur Landfill është jashtë funksioni, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit.

Gropa, në vend që të quhet ‘Landfill’ mund të emërtohet gropa e sebepit apo pretekstit për dikë në Bashkinë Mat për të çelur një tender, e mbyllur sytë, kur vidhen paratë e takspaguesve.

Landifilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë. Madje punonjësit deklarojnë, jashtë kamerave se nuk duan të humbasin punën dhe bukën e gojës, se është tentuar disa herë të groposen mbeturinat, por janë groposur makineritë e Bashkisë, për të cilat është dërguar më pas eskavatori për të bërë nxjerrjen e tyre.

Kjo vjen si pasojë e punimeve të dobëta dhe abuzive dhe mos hedhjes së bazamentit të dranazhimit. Mbulimi vetëm me skorje, mbi normativën e lejuar, nuk lejon makinat që të shkarkojnë.

Mosdranazhimi ka sjellë dhe shembjen e këtij Landfilli në anën e poshtme.

Pra, janë investuar 410 milion lek, dhe në vetëm pak muaj, Landfilli është jashtë funksionit dhe madje i shembur në anën e poshtme.

Se ku ka shkuar investimi, ku do shkojnë mbeturinat e Bashkisë Mat, dhe ku përfundojnë paratë, mund ta merrni me mend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura