VIDEO/ 4 gola, 2 penallti dhe karton i kuq! Sfida e Serisë A përfundon me dramë

Sep 21, 2021 | 21:31
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Bolonjës dhe Xhenoas për javën e 5-të të Serisë A është mbyllur në një barazim dramatik 2-2.

gol

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, por 45-minutëshi i dytë ishte një spektakël i vërtetë. Hikej kaloi në avantazh vendasit në minutën e 49-të të takimit, por Destro barazoi për Xhenoan vetëm 6 minuta më vonë. 5 minuta nga fundi, Arnautoviç kaloi sërish në avantazh Bolonjën duke realizuar nga pika e 11-metërshit.

Në minutën e 89-të, gjyqtari akordoi sërish penallti, por kësaj radhe në favor të miqve. Krishito u tregua i saktë duke barazuar dhe një herë shifrat për Xhenoan ndërsa trajneri i bolonjezëve Sinia Mihajloviç u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Kaq mjaftoi me të dyja skuadrat që marrin nga 1 pikë nga kjo ndeshje dramatike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura