VIDEO/ 32 vite nga ndeshja e famshme që nisi shkatërrimin e Jugosllavisë, kur Josip Kuzhe i shpëtonte jetën Bobanit

May 13, 2022 | 22:13
SHPËRNDAJE

13 maj 1990, si sot 32 vite më parë, ishte planifikuar të luhej ndeshja ndoshta më e famshme Dinamo Zagreb – Cervena Zvezda që nuk është luajtur asnjëherë.  Për shkak të egërsimit të tifozëve të Cervena Zvezdës, të ashtuquajturve “Delije”, është anuluar derbi i atëhershëm i ligës jugosllave. Një prej momenteve  ikonike të atij kaosi në “Maksimir” është ajo e goditjes së Zvonimit Bobanit ndaj policit në mes të fushës.

boban

Ai derbi mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës është vlerësuar nga CNN mes pesë ndeshjeve të futbollit që kanë ndryshuar botën. Të tjerë e kanë cilësuar si shkrepsen që i vuri zjarrin shkatërrimit të Jugosllavisë. Dhe për habi ajo ndeshje e 13 majit 1990 që nuk arriti të luhej kurrë, do të mbahet mend edhe sot.

Ishte koha kur fërkimet etnike në Jugosllavi kishin nisur, kur kroatët dhe serbët ishin në gjendje tensioni mes tyre dhe një situatë e tillë do të shprehej më shumë se kudo tjetër në shkallët e stadiumit, ku tifozët nacionalistë të Crvena Zvezdës, të ashtuquajturit “Delije”, kishin zbarkuar në kryeqytetin kroat për të nxitur trazira.

Polici i cili u godit nga Boban quhet Refik Ahmetoviç dhe është një personazhet e famshme, që ka dhënë shumë intervista.

“Unë mund ta kisha vrarë Bobanin. Më ka sulmuar në vendin e punës. Josip Kuzhe (më vonë ish-trajner i kombëtares shqiptare) e ka shpëtuar duke e larguar nga unë. Ne kemi dashur të qetësojmë situatën, ndërsa Boban ka ftuar tifozët e Dinamos ‘Bad Blue Boys’ në terren.

Ishte e përgatitur. Pistoletën e kam pasur të mbushur dhe kolegët më kanë thënë që të gjuaj, por nuk kam dashur. Po të vazhdonte ndeshja do të kishte të vdekur”, shprehej Ahmetoviç në një intervistë të dhënë për mediat vendase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura