VIDEO/ 3 penallti kundër Kukësit, verilindorët “bien” në Azebajxhan. Karabaku i eliminon nga Champions

Aug 1, 2018 | 20:52
SHPËRNDAJE

Kukësi u mund në ndeshjen e kthimit me Karabakun në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Pasi takimi në Loro Boriçi u mbyll në një barazim pa gola, në Azerbajxhan verilindorët nuk rezistuan dot më.

bandicam 2018-08-01 20-51-57-116

Një ndeshje e çmendur në Baku, ku gjithsej u akorduan 3 penallti, por vetëm dy u shënuan, të dyja nga Kuintana, ndërsa 11-metërshi i Emegarës u prit nga Frashëri. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Dalazh, që mbylli gjithçka në sekondat e fundit.

Tashmë, Kukësi do duhet të lërë vendin në Ligën e Kampioneve, dhe të vazhdojë aventurën europiane në turin e tretë të Europa League.

 

 

Karabak-Kukësi 3-0 (0-0)

GOL: Kuintana pen. 23′ , pen. 56′, Dalanzh 89′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Karabak-Kukësi 3-0

90′ 2 minuta shtesë.

89′ Goli i tretë për Karabakun, Dalanzh shënon nga brenda zone.

 

84′ Zëvendësimi i tretë te Kukësi. Futet Shkodra për Musollin.

83’ Mbrojtja e Kukësit vazhdon të fusë ujë. Dalanzh nga e djathta kroson, por është Frashëri ai që largon pas grushtimit.

77’ Zëvendësimi i tretë te Karabaku. Kuba futet për Sadigov.

77’ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Madatov, i vetëm përballë Frashërit, gabon shënjestër dhe godet jashtë porte.

70’ Kundërsulm i shpejtë i Karabakut, nga hyrja e zonës është Medatov që provon, por Frashëri bllokon gjithçka.

66’ Largohet edhe Emegara te Karabaku, futet Medatov.

65′ Zubir provon nga distanca, por Frashëri pret dhe çon topin në goditje këndi.

60′ Kuintana del nga fusha e lojës, fuet Delarzh.

56’ Kuintana këtë herë, shënon golin e dytë nga penalltia

56’ Tjetër penallti për Karabakun. Maliqi pengon Emegarën, dhe arbitrin e jep penallti. Karton i verdhë për Maliqin.

53’ Frashëri bën heroin, pret penalltinë e Emegarës.

52’ Emegara bën gjithçka në zonë, kalon mbrojtjen dhe portierin, dhe në momentin që po gjuante drejt portës, Albi Alla ndal me dorë. Arbitri nuk ka dyshime, penallti dhe karton i kuq për Allën.

46’ Dy zëvendësime të menjëhershme për Kukësin. Futen Rexhinaldo e Spehar, ndërsa mbeten në dhomat e zhveshjeve Plaku dhe Çyrbja.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Karabak-Kukësi 1-0

45′ 1 minutë shtesë.

40’ Rrezik tjetër në zonën e Kukësit, Emergara me një kthesë provon, por pa saktësi. Frashëri del dhe mbyll,

29’ Emergara nuk përmbahet në zonën e Kukësit, kalon të gjithë mbrojtjen, por në fund ndalet dhe topi shkon në këndore.

27′ Asist fantastik për Kuintanën në hyrje të zonës, por në momentin e fundit Qaqi mbyll dhe çon topin në goditje këndi.

23’ Nuk gabon Kuintana nga 11 metra. Karabaku në avantazh.

22’ Penallti për Karabakun, Frashëri ndërhyn te këmbët e Emergara. Gjyqtari nuk ka dyshime.

19’ Shtyllë për Karabakun. Kukësi shpëton për një fije. Më pas Plaku shpëton verilindorët duke pastruar zonën.

18’ Ndëshkohet edhe Ylli Shameti tek Kukësi, për ndërhyrje të parregullt.

15’ Karton i verdhë për Slavçev tek Karabaku.

9’ Rrezikshëm Krabaku, pasi Dzaria humb topin brenda zone. Godet Mishel, por topi shumë pranë portës.

4’ Krosim në zonën e Kukësit, përsëri pas një aksioni nga e majta, por është Albi Alla që pastron zonën nga rreziku.

2’ Menjëherë rrezikshëm në sulm Karabaku, nga e majta godet Zubir, por jashtë kuadratit.

1′ Nis takimi në Azerbajxhan.

 

18:00 | Në një video të postuar në Facebook, nga shefi i klubit të Kukësit, shihen masat e rrepta të sigurisë së marra nga klubi i Karabakut, për takimin ndaj verilindorëve. Jonuz Hallaçi, shprehet se janë shitur rreth 26 mijë bileta, në një stadium që pritet të jetë i gjithi “zjarr”.

38198716_10155807859761279_7386873643474616320_n

Në momentin kur ekipi po shkonte drejt stadiumit, viheshin re forca të shumta policie dhe sigurie, për të bërë të mundur që gjithçka do të shkojë siç duhet.

 

FORMACIONET

Karabak: Vagner, Medvedev, Huseinov, Sadigov, Guerrier, Slavçev, Garajev, Zubir, Mishel, Kuintana, Emergara. Trajner: Gurban Gurbanov

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Qaqi, Alla, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Dzaria, Kordeiro, Plaku. Trajner: Armando Cungu

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura