VIDEO/ 3 kartonë të kuq në “Elbasan Arena”, Kukësi hedh lehtësish në tapet Teutën

Jul 11, 2020 | 22:52
SHPËRNDAJE

Kukësi ka mposhtur lehtësisht Teutën me rezultatin 3-0, në një ndeshje të çuditshme, ku u morën plot 3 kartonë të kuq, 2 për durrsakët dhe 1 për verilindorët.

Limaj goli Kukesi logo

FOTO: F.HAZISLLARI 

Të 3 golat për skuadrën e Orges Shehit, u shënuan në pjesën e parë, duke shpërfytyruar kështu “djemtë e detit” të drejtuar nga Edi Martini, të cilët para kësaj sfide kishin bërë një kampionat fantastik.

Limaj dhe Kuper, i cili realizoi dopietë, ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që me karton të kuq u ndëshkuan Aleksi, Beqja dhe Krasniqi.

FT: KUKËSI – TEUTA 3-0

Limaj 5′ , Kuper 12′ , 35′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

83′ Edhe Kukësi me 10 lojtarë, Krasniqi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas ndërhyrje së gabuar ndaj Çyrbjas.

82′ Përsëri rrezikshëm Kukësi me Domin, i cili është protagonist i këtyre minutave, por gjuajtja e tij ka shkuar jashtë kuadratit.

79′ Provon edhe Domi të shënojë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Frashëri.

75′ Përfundon sfida për Kristal Abazajn, i cili i lë vendin të riut Fluturim Domi.

71′ Shehi kryen edhe 2 zëvendësim të tjera, largohen Kuper dhe Musolli, në lojë Çema dhe Mateli.

67′ Kukësi humbet penallti. Gjuajtja e Besart Musollit ndalet në mënyrë mjeshtërore nga portieri Frashëri.

65′ Beqja ndëshkohet me karton të kuq, pasi ndali me dorë një top që po i drejtohej rrjetës. 11-metërsh për Kukësin. Ndëshkohet edhe portieri Frashëri për protesta. I drejtë vendimi i Enea Jorgjit.

63′ Tjetër zëvendësim te Teutë, Hrjeliç merr vendin e Todorovskit.

60′ Edhe trajneri Shehi bën 2 lëvizje, largon nga loja Rrocën dhe Kotobellin, vendin e tyre e marrin, Gavazaj dhe Musta.

59′ Dy zëvendësime të tjera te Teuta, largohen Hebaj dhe Kallaku në fushë Gruda dhe Beqaj.

54′ Albano Aleksi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e Teutës me 10 lojtarë. “Je burrë a s’je burrë. Pse je bërë frikacak, dëgjohet t’i thotë Aleksi, Jorgjit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as sharjet.

50′ Provon Kallaku me një gjuajtje nga vëndi, por topi ndalet nga portieri Xhika.

49′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta në mesfushë.

46′ Teuta e nis rrezikshëm pjesën e dytë duke regjistruar gjuajtjen e parë në kuadrat me Çyrbjan, i cili provon pas kombinimit me Kallakun, por pret në 2 kohë portieri Xhika.

46′ Starton pjesa e dytë. Trajneri Martini kryen 2 zëvendësime, largohen Emiljano Vila dhe Kuro, vendin e tyre e marrin Beqja dhe Çyrbja.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rustem Hoxha, për ndërhyrje të gabuar ndaj Abazajt.

45+1′ Krasniqi ndëshkohet me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në kohë vonesë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Dominim absolut i Kukësit, durrsakët nuk kanë regjistruar ende asnjë gjuajtje drejt portës.

39′ Goditje dënimi për Teutën. Harkon Kallaku drejt zonës, Lorenc Vila devijon me kokë, por nuk i jep trajektoren e duhur topit duke e dërguar jashtë kuadratit.

35′ GOOOOOL KUKËSI 3-0/ Shkërmoqet skuadra e Edi Martinit,  verilindorët shënojnë edhe golin e tretë me Kuper. Pas kombinimit me Abazajn, sulmuesi nuk fal duke shënuar nga brenda zonës. Dopietë personale në këtë sfidë për Kuper. 

32’ Teuta provon me sulme të organizuara, duke hedhur vazhdimisht topa të gjatë në drejtim të Hebajt, por Kukësi mbyllet mirë mbrapa.

30′ Kuro harkon një top në zonë për Hebajn, por del portieri Xhika, duke kontrolluar gjithça.

30’ Kallaku jep një pasim pas shpinës së mbrojtësve kuksianë, Hebaj zihet në pozicion jashtë loje.

22′ Pushim i parë i sfidës, skuadrat afrohen pranë stolave respektive për t’u freskuar.

19′ E pabesueshme çfarë humbet Valon Ethemi. Pas një aksioni fantastik, futbollisti i skuadrës verilindore, nuk ka finalizuar siç duhet brenda zonës, duke e çuar topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Një penallti në lëvizje!

12′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Verilindorët realizojnë golin e dytë me anë të Kuper, i cili nuk fal brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës pas asistit të Abazajt. 

8′ Abazaj provon me një tentativë të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Frashëri.

5′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Verilindorët kalojnë në avantazh me anë të Vesel Limajt, i cili realizon një gol fantastik! Me një gjuajtje potente me të majtën nga një pozicion i prirët mesfushori ka mposhtur portierin Frashëri, duke e dërguar sferën në cepin e portës. 

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Krasniqi, Kotobelli, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Ethemi, Kuper. Trajner: Orges Shehi

Teuta: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Kallaku, Aleksi, Avdyli, L. Vila, E. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji.

Formacionet zyrtare Kukes-Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura