Mançester Siti e ka nisur me triumf sezonin e ri në Premier Ligë. Skuadra e Guardiolës, mposhti në transfertë Uolvesin me rezultatin 1-3, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë.
Ishte mesfushori belg De Bryjn, ai që hapi serinë e golave në minutën e 20-të, nga pika e bardhë e penalltisë. “Qytetarët” nuk u mjaftuan me epërsinë e një goli, teksa 12 minuta më vonë ishte Foden ai që dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.
Në pjesën e dytë vendasit e Uolvesit provuan të rihapnin takimin me anë të sulmuesi Jimenez, që ngushtoi shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pasi në fundin e lojës, Gabrel Zhezhus, vulosi gjithccka me golin e tij.
FT: UOLVES – MANÇESTER SITI 1-3
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al