VIDEO/ 20-vjeçarja aksidentohet te “Nënë Tereza”, akush s’e ndihmon

Dec 9, 2016 | 9:28
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme ndërsa një vajzë e re rreth të 20-ve po luante në një nga lodrat në sheshin ‘’Nënë Tereza’’, për fat të keq është lënduar keq, pasi një nga ndenjeset e kësaj lodre e ka zënë atë poshtë.

Raportuesit në vendngjarje, duke dërguar videon e cila është e filmuar nga larg dhe duke fajësuar gjendjen në të cilën ndodhen këto lodra në Tiranë, shpjegojnë situatën që ka kapluar më tej vendin.

Të rinjtë thanë për JetaOshQef se e reja u rrëzua papritur dhe si pasojë është mbuluar nga gjaku. Megjithëse vajza qëndronte e shtrirë, askush nuk guxonte t’i jepte ndihmën e parë, shtuan raportuesit, madje në vendngjarje kishte mbërritur edhe policia, por akoma jo ambulanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura