VIDEO +18/ Ndodh në Tiranë, i riu pret damarët para policëve pas grindjes me të dashurën

Jun 30, 2016 | 22:11
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pas Muzeut Historik. Një djalë i ri po grindej me një vajzë për arsye ende të paqarta.


Pret damaret pas sherrit me te dashuren by e-d21

Në grindje e sipër, ka mbërritur policia, e cila ka tentuar që të qetësojë gjendjen, shkruan “Gazeta Express”, që ka publikuar videon.

Por, në këto momente i riu pret damarët në prani të policisë. Siç duket edhe në këtë video, ai është shtrirë në tokë duke bërtitur dhe lëvizur këmbët.

Gjithashtu, mësohet se i riu është dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura