Nxënësit e një shkolle të mesme në Mynih të Gjermanisë kanë zgjedhur të festojnë diplomimin me striptizëm.
Për këtë festë ata kanë ftuar një striptiste të njohur, e cila quhet Jarly, e cila është kthyer në një yll të YouTube ku jep këshilla për seksin.
Mediat gjermane e cilësojnë këtë si skandal. Skandali qëndron në fakti se gjitha kjo festë me rastin e diplomimit është bërë me lejen e mësuesve.
Nxënësit u thanë mësuesve se kishin paguar dikë për të dhënë leksion mbi të drejtat e barabarta.
Ndërkohë në videon e regjistruar gjatë këtij “leksioni” shihet diçka krejt e kundërt.
Kjo video e publikuar nga mediat është regjistruar përmes dritares dhe është kthyer në një hit në internet.
Tradicionalisht nxënësit në Gjermani lejohen të që organizojnë festë me rastin e diplomimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al