VIDEO/ 16 minuta ndërprerje në “klasiken” e futbollit shqiptar, Tirana fitore cinike ndaj Vllaznisë

Apr 28, 2021 | 18:20
SHPËRNDAJE

Tirana arriti të triumfonte në “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, fale golit të realizuar nga kapiteni Batha në minutën e 74-t. Një fitore e artë për bardheblutë, që i fut në vallen për titullin kampionë.

bandicam 2021-04-28 17-30-57-591

Kryeqytetasit arritën të ishin cinikë në takimin e sotëm, ku në gjuajtjen e parë në kuadrat gjetën rrugën e rrjetës. Vlen të theksohet fakti, se ndeshja u ndërpre për 16 minuta, për shkak të ikjes së ambulancës. Me këtë 3 pikësh, Tirana e sheh veten  6 pikë larg nga kryesuesit e Teutës, ndërkohë që Vllaznia është spostuar në vendin e 3-të.

FT: TIRANA-VLLAZNIA 1-0

Batha 74′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Vllaznia hidhet në sulm, në kërkim të golit të barazimit, mbrohen mirë kryeqytetasit.

80′ Ndalet në këtë minutë loja, sepse ambulanca është larguar dhe nuk ndodhet në stadium. Një situatë e pazakontë. Skuadrave iu duhet të presin deri në rikthimin e ambulancës. Ndeshja rifillon pas 16 minutash vonesë. Mësohet se Da Silva dhe Halili ishin të detyruar të shkonin në spital.

74′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Bardheblutë në avantazh! Kapiteni Idi Batha realizon nga goditja e dënimit. Edhe pse nga një kënd tepër i vështirë, topi nuk është devijuar nga askush dhe ka përfunduar në rrjetë. Tirana realizon me gjuajtjen e parë në kuadrat. 

73′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr finlandezi Vairinen.

72′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës braziliani Da Silva.

68′ Ardit Krymi është i ndëshkuari i parë i sfidës!

67′ Zëvendësim te Tirana, largohet Toli, vendin e tij e merr Riçard Danso.

65′ Seferi gjen rrugën e rrjetës, goli anulohet për pozicion jashtë loje. Moment i dyshimtë!

54′ Provon edhe Jonuzi me një gjuajtje nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllë e djathtë pingule.

52′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Vllaznia me Dilaver. Pas tentativës Da Silvës, topi fillimisht u ndal nga portieri Bekaj, teksa shkoi te sulmuesi Dilaver, i cili ka bërë më të vështirën duke e dërguar sferën jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë! Shehi bën zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Halili, vendin e tij e merr Toshevski.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Asnjë gjuajtje në kuadrat e Tiranës në këto minuta loje. Bardheblutë hasin vështirësi në në ndërtimet e sulmeve.

35′ Dominim teritorial i Vllaznisë, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

26′ Momente paniku, Vangjeli dhe Da Silva përplasen kokë më kokë gjatë një dueli brenda zonës, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore. Për fat të mirë asgjë serioze për të dy.

19′ Goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Herald Marku, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

15′ Minuta mjaft të mira për Vllazninë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës.

8′ Moment për moviolë. Vllaznia kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga futbollistët e Tiranës brenda zonës, por gjyqtari akordon faull në sulm për prekje të topit me dorë nga ana e shkodranëve. Nuk janë dakord me vendimin e gjyqtarit futbollistët e skuadrës mike.

8′ Vllaznia fiton goditjen e tretë nga këndi. Shkodranët ushtrojnë presion në zonën e Tiranës.

4′ Kombinime të sakta të lojtarëve të Vllaznisë, që fitojnë 2 goditje nga këndi radhazi.

2′ Tirana jep sinjalin e parë me Bathën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Kale, Seferi. Trajner: O.Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th.Brdaric.

Tirana-Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura