VIDEO (+16)/ Gazetarja ngacmohet seksualisht në transmetim direkt, ndërhyn policia

Feb 5, 2016 | 15:59
SHPËRNDAJE

Një gazetare belge është ngacmuar seksualisht në mënyrë tallëse, gjatë një raportimi direkt.

Edhe pse vetë gazetarja nuk ka reaguar për personin pas saj i cili po bënte veprime të turpshme, ka qenë gazetarja nga studioja që ka ndërhyrë si dy meshkuj të cilët e kanë larguar djalin, por mendohet se kanë qenë shokët e tij.

30E87D7800000578-3433445-image-a-6_1454676776181

Gazetraja ishte duke raportuar për radio-televizionin “Télévision Belge de la Communauté Française” mbi festën e karnavaleve që po zhvillohej në Cologne.

“Në fillim ai ishte vetëm duke më përqeshur por më pas ndjeva dorën e tij mbi gjoksin tim dhe u shokova”, u shpreh Esmeralda Labye.

30E173C200000578-3433445-Despite_the_increased_police_presence_at_the_festival_81_people_-a-5_1454676698101

Ndërkohë që këto raste janë të përsëritura gjatë këtyre festave.  Policia ka raportuar se ka pasur 18 raste të raportuara të dhunës seksuale dhe 181 persona të arrestuar në festën e karnavaleve.

Gjithashtu ka pasur 143 raste me lëndime trupore dhe 30 grabitje.

Frika mbi sigurinë në këtë festival e bëri policinë të dyfishojë patrullat në përpjekje për të siguruar publikun.

30E14A8000000578-3433445-image-a-1_1454676423145

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura