VIDEO/ 150 stola të dëmtuar në “Air Albania”, shikoni momentin kur tifozët i thyejnë dhe i hedhin në fushë

Feb 22, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë. Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët. Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.tif

Në fakt, pas golit të Kukësit, përkrahësit bardheblu hedhin në fushë copa karrigesh dhe bidonë uji në krahun e lojtarëve të Tiranës. Gjyqtari nuk nis lojën, sepse sinjalizohet nga ndihmësit e tij. Lika dhe Gentian Muça detyrohen të vrapojnë dhe pastrojnë cepin juglindor të fushës që të nisë loja.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët e Kukësit kur shënon dy herë Tirana. Karrige, copa karrigesh dhe çdo send i fortë hidhet në fushë edhe nga kuksianët. Një ngjarje e shëmtuar në një ndeshje me nivel të lartë sportiv.

Të pranishëm në stadium ishin dy presidentët e skuadrave, Safet Gjici dhe Refik Halili. Ama, dyshja ka qenë e ulur shumë larg njëri-tjetrit.

Tifozët e Tiranës bëjnë zhurmuesin në momentin kur folësi i stadiumit thirrte emrat e lojtarëve të Kukësit.

Obanor para se të hynte në fushë u gjunjëzua dhe u fal. Të njëjtën gjë bëri edhe Gent Muça kur Tirana ia doli të shënonte gol. Egbo pas golit të dytë ngriti duart në qiell dhe falënderonte Zotin, ndërsa Muça e shkundi duke iu bashkuar gëzimit. Një gëzim që e çon në ekstazë trajnerin Emanuel Egbo.

Ylli Shameti ishte në stadium për të ndjekur takimin mes Kukësit dhe Tiranës. Edhe kapiteni tjetër Rrahman Hallaçi ishte i pranishëm në stadium. Dyshja ka qenë e ftuar speciale e presidencës së Kukësit, madje Hallaçin e kanë ftuar të jetë pjesë e stafit të verilindorëve.

Duro i bërtet Abazajt për rastin e humbur, sepse anësori kaloi dy lojtarë dhe nuk pasoi te shokët. Lojtari nuk e pret mirë protestën e Duros dhe të dy bëjnë me shenja.

Emanuel Egbo thërret Kristi Vangjelin dhe i thotë të qetësohet vetë dhe ekipin, sepse po humbet logjika, pas autogolit.

Tifozët e Kukësit dhe ata të Tiranës nuk harrojnë dhe bërtasin në stadium: “Rama ik”.87370946_534688757159728_2700372249688408064_n

Në minutën e 64-t Ngoja futet në fushë, ndërsa Duro thërret menjëherë Teqen dhe kërkon që ai dhe Obanor t’i rrinë afër anglezit.

Abazaj-Rroca replika për lojën në fushën e lojës. Anësori i kërkon mesfushorit të shtyjë skuadrën përpara, sepse po shtyn poshtë Tirana.

Dhjetë minuta nga fundi, Egbo u kërkon lojtarëve anësorë të hapen në maksimum dhe të futen në shpejtësi te zona e Kukësit.

Nuk munguan në këtë sfidë edhe parullat e famshme të tifozëve të Tiranës, “Fanatics” si: “Ultras never die” apo “Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”.

Një moment shumë të vështirë ka kaluar gjyqtari Eldorjan Hamiti, gjatë ndeshjes KukësiTirana. Në minutën e 78-të, mbrojtësi i Kukësit largon një top të rrezikshëm nga zona e tij, por sfera e larguar godet arbitrin Hamiti. Goditja ishte në zonën gjenitale. Megjithatë, Hamiti ka vazhduar normalisht gjykimin duke mos kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura