VIDEO/ 14 gola në 4 ndeshje, Juve dhe Lacio humbin busullën. Roma fiton ndaj Veronës, ja të gjitha rezultatet

| 23:49
SHPËRNDAJE

Janë mbyllu para pak minutash 4 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për xhiron e 33-të në këtë kampionat. Juventusi ka harruar të fitojë, teksa edhe sot nuk ka shkaur më shumë se barazimi, ndaj Sasuolos në transfertë. Bardhezinjtë kaluan në avantazh të dyfishtë shumë shpejt pas golave të Danilo dhe Higuain në minutat 5 dhe 12.juve sasuolo

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat me Djuriçiç në minutën e 29’. Pjesa e dytë nisi me Sasuolon më kërkues, të cilët përmbysën rezultatin brenda 3 minutave, më anë të golave të Berardit dhe Kaputos në 51’ dhe 54’. Për të shmangur turpin e bardhezinjve mendoi Aleks Sandro që shënoi në minutën e 64 dhe barazoi shifrat.

Kështu “Zonja e Vjetër” regjistron ndeshjen e 3-të radhazi pa fitore, por vazhdon të qëndrojë në krye e shkëputur nga Atalanta dhe Lacio. Pikërisht këta të fundit vazhdojnë të tregojnë një formë jo të mirë, pasi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Udinezes në transfertë.roma

Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për Europën, duke mposhtur 20-1 Veronën në “Olimpico”. Fitore ka korrur edhe Fiorentina, që ka mposhtur 3-1 Leçen në transfertë.

Sasuolo-Juventus 3-3

Roma-Verona 2-1

Lacio-Udineze 0-0

Leçe-Fiorentina 1-3



PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.