VIDEO/ 120 minuta sfilitje, Interi triumfon ndaj Fiorentinës në Kupë dhe sfidon Milanin në çerekfinale

Jan 13, 2021 | 17:43
SHPËRNDAJE

Fitore në frymën e fundit për Interin e Antonio Kontes ndaj Fiorentinës në 1/8 e Kupës së Italisë.

inter 4

 

 

Skuadrës zikaltër nuk i mjaftuan 90 minutat të cilat përfunduan në barazim 1-1, dhe gjiganti belg, Romelu Lukaku është gjithnjë “shpëtimtari” i Interit të këtij sezoni.

Lukaku realizoi mjuaft bukur me kokë golin e 1-2  në minutën e 119’ pas një krosimi të Nikolo Barelas. Skuadra zikaltër kalon çerek-finale, aty ku e pret Milani për t’u sfiduar në një derbi emocionues.

FT| FIORENTINA 1-2 INTER

Kuame 57’/ Vidal 40′, Lukaku 119′


Penalltia e Vidalit

FORMACIONET ZYRTARE –

FIORENTINA – (3-4-2-1): Terraçano; Milenkoviç, Kuarta, Kaseres; Igor, Borha Valero, Amrabat, Biragi; Castrovili, Ejserik; Kuame. Trajner: Çezare Prandeli

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Ranokia, Kolarov; Jang, Galiardini, Eriksen, Vidal, Perisiç; Sançez, Lautaro Martinez. Trajner: Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura