VIDEO/ 110-vjetori i Pavarësisë kulmon në shesh me Dua Lipën, këngëtarja “ndez” Tiranën me hitet e saj

Nov 28, 2022 | 21:36
SHPËRNDAJE

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nën tingujt e muzikës së artistet shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Festa ka kulmuar pikërisht në momentin kur Dua është ngjitur në skenë. Së bashku me balerinët e saj, ajo ka performuar hitet e saj të njohura.

“Dua t’ju them faleminderit, ju dua shumë. Dhe ajo që dua t’ju them është të kaloni sa më bukur, kështu që të festojmë së bashku. Gëzua Ditën e Pavarësisë!”, tha Dua Lipa.

 

Ndërkohë qytetarët e pranishëm në shesh kanë shoqëruar artisten e njohur.

Për të gjithë shqiptarët ka performuar edhe këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, e cila ka elektrizuar të pranishmit në sheshin “Skënderbej”.

 Pjese nga koncerti me muzike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura