VIDEO-“100 dështimet e Ramës në 8 vjet”/ Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale

Mar 19, 2021 | 8:35
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa i referohet raporteve thotë se 94% e të rinjve shqiptarë ikin për të studiuar jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”,  shtron pyetjen: Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?

Sipas tij përgjigja është 94%, ndërsa thekson se “rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e Shqipërisë dhe ekonomisë”

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 36 ditë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/