VIDEO/ 1 gjuajtje 1 gol! Paraqitja fenemonale e Gjimshitit nuk mjafton, Interi thyen Atalantën dhe marshon drejt titullit

Mar 8, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Milan.Skriniar.Inter.2020.21.esulta.750x450

Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëputu në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë. Ishte Milan Shkrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuna menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.

gjimshiti

Megjithatë paraqitja e shkëlqyer e Gjimshitit nuk mjaftoi, pavarësisht se Atalanta kishte disa raste shënimi, por ishte e pamundur të shmangej Handanoviç, i cili kishte dy ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin ekipit të Gasperinit.

Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.

FT| Inter-Atalanta 1-0

Shkrinjar 54′



FORMACIONET ZYRTARE:

Inter: Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Hakimi, Barela, Brozoviç, Vidal, Perisiç, Lautaro, Lukaku.

Atalanta: Sportielo, Toloi, Romero, Gjimshiti; Maehle, Freuler, De Run, Gosens; Pesina, Malinovski; Zapata.

Formacionet zyrtare6

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura