“Vettingu po ecën shumë mirë”, Hahn: Disa vende në BE po shohin mundësinë ta kopjojnë

Jul 17, 2018 | 23:42
SHPËRNDAJE

Komisioni i Zgjerimit në BE ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, ku kanë folur edhe një herë për rrugën e gjatë që e pret Shqipërinë drejt rrugës për ne union.

Rama në konferencë deklaroi se nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur dhe shtoi se nuk është një rrugë e lehtë.

Ndërkohë që nga ana tij Hahn tregoi se Vettingu është një nga proceset që po ecën shumë mirë dhe mund të merret si shembull nga vendet të ndryshme në BE, për ta implementuar në ligjet e tyre.

Rama konference me Hahn

Pjesë nga deklarata e Ramës

Është një punë që tipikisht bëhet pas çeljes së negociatave. Ndërkohë që gjuha e konkluzioneve në BE, kjo punë do të nis tani. Kemi 12 muaj që nuk janë pritje por janë punë në një proces me çeljen formale të negociatave, për të mos humbur asnjë minutë kohë. Është një ndryshim cilësor në qajnë dhe në kulturën e integrimit, në gjithë vijnë horizontale të qeverisë. Ne nuk do të humbasim kohë jo vetëm për screen-ing, si proces përgatitor, por do të thellojmë progresin në fusha të caktuara, që qershori i ardhshëm të jetë një moment celebrimi dhe të hapim negociatat. Nuk është një rrugë e lehtë, por ajo që kemi bërë na jep shpresë. Më vjen mirë që kemi një marrëdhënie më të fortë për të gjitha vendet anëtare dhe me Francën dhe me Holandën, që patëm debate. Na kanë garantuar që do jenë krah nesh në rrugën drejt BE-së.

Pjesë nga deklarata e Hahn

Sigurisht që vendet e BE-së kanë thënë që Shqipëria të konsolidoj arritje që kanë bërë deri tani. Reforma në veçanti dhe vettingu dhe dua ta vë në pah dhe i mirëpresim shumë rezultatet konkrete. Por nuk është vetëm në Shqipëri, por shumë vende në BE duan ta kopjojnë dhe për veten e tyre. Ky proces shihet si një model për vendet e tjera dhe jam mjafti i interesuar për të parë rezultatet  konkrete. Kjo ka të bëj me rezultatet e prekshme për korrupsionin në të gjitha nivelet. Komisioni ka nisur punën përgatitore që është bërë nga Këshilli dhe unë urova për procesin e ri që është futur Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura