Vettingu në politikë, PS dhe PD përplasen edhe pas vizitës së delegacionit nga Venecia

Nov 19, 2018 | 14:03
SHPËRNDAJE

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike. Në përfundim të takimeve, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se përfaqësuesve të Venecias i parashtruan qëndrimin e PD për se nuk duhet të ketë dy standarde. Ndërsa nga ana tjetër, Ulsi Manja tha se e mirëpresin opinionin e Venecias si tabanin e demokracisë.

ULSI Manja

“Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Spahos.

spaho

Ndërsa për Manjën: Në këndvështrimin tonë takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm. Ishte një takim informues dhe sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne besojmë shumë në kompetencën de autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë edhe me shkrim edhe pse në materialin që kemi dërguar në Venecia nga Kuvendi ne i kemi dërguar disa pyetje. Por gjithsesi ne mirëpresim opinionin  e Venecias si tabanin e demokracisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura