Vettingu në polici, Xhafaj: Mbyllet brenda 2018-s, ka informacione për njerëz të caktuar

Nov 20, 2017 | 10:59
SHPËRNDAJE

Ministri Fatmir Xhafaj ka dhëne një deklaratë për mediat, pas konferencë në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve.  Në këtë reagim ai shpjegoi se si do të funksionojë Vettingu dhe kur do të mbyllet. Sipas tij Vettingu është në proces dhe pritet të mbyllet brenda vitit 2018.

091117_VETTINGU-NE-POLICI_1-800x450

“Do të njihmëni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Sa policë do të largohen?

“E kam shumë të vështirë të them se s a nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit.  Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”, përfundoi Xhafaj.

Çfare tha Xhafaj per Vetingun, pyetje-pergjigje

Ministri Xhafaj: Siç është bërë e njohur Vettingu është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti.

Pyetje: A keni parashikuar ju se sa efektivë policie apo drejtorë policie do t’i largohen organizatës së Policisë në kuadër të Vetting-ut?

Ministri Xhafaj: Kam shumë respekt për ju personalisht si gazetare. Kjo kishte pyetje që më bënit rregullisht për gjyqtarët e prokurorët kur ishte Reforma në Drejtësi. Besoj se, edhe ju edhe unë, e kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Pyetje: Për policët që kanë probleme me ligjin ose që mund të jenë përfshirë në çështjet e hashashit në Shqipëri?

Ministri Xhafaj: Të jemi korrekt. Thjesht informacione për njerëz të caktuar. Normale sepse unë jam ministër i Brendshëm dhe bën pjesë në funksionet e mia. Por të bësh një Vetting të të gjithë atyre, kaq të gjerë me të gjitha këto kërkesa që ne kemi paraqitur është një tjetër gjë. Le t’ia lëmë kohës.

Pyetje: Z. Xhafaj DSIK-ja sipas Ministrisë së Brendshme ka përjashtuar një sërë oficerë policie të mos kenë akses në informacionet e klasifikuara. A mund të na thoni si është arritur në këtë përfundim dhe çfarë ka ndodhur me këta punonjës policie, janë të përjashtuar?

Ministri Xhafaj: Duhet të pyesni DSIK-në. Është një proces që e bën DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë atë që vjen nga DSIK-ja. DSIK-ja është një institucion që ka rregullat e veta, vepron mbi bazën e informacioneve që grumbullon, jo thjesht dhe vetëm nga Policia e Shtetit sigurisht, por nga një sërë agjencish të tjera dhe mbi bazën e atyre agjencive nxjerr konkluzione. Pastaj ky nuk është një detyrim për ta pezulluar, për ta larguar të paktën për momentin nëse, nuk e di se çfarë se si do të rezultojë kjo me faktorë të tjerë në kuadrin e Vettingu-t, por natyrisht nuk mund të rrinë në ato vende pune që disponojnë, ose që operojnë me dokumente të klasifikuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura