Vettingu/ Mbërrijnë në Shqipëri vëzhguesit afatgjatë të ONM (EMRAT)

Sep 20, 2017 | 16:53
SHPËRNDAJE

Vijnë në Tiranë ekpertët afatgjatë të ONM për mbikëqyrjen e procesit të vettingut.
Ekipi përbëhet nga 7 gjyqësorë nga shtetet anëtare të BE, një nga gjyqësori i SHBA.

omn vezhgues

Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej 8 vëzhguesish do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.

Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese dhe është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.

ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut.

Theo Jacobs, vjen nga Gjykata e Apelit në Bruksel

Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht një gjykatës për hetimet paraprake në Gjykatën e Komos në Itali

Elka Ermenkova, ish gjykatëse në në Gjykatën e Lartë të Kosovës, që nga Janari i vitit 2012.

Branko Hrvatin, sapo ka mbaruar mandatin 12 vjeçar, si Kreu i Gjykatës së Lartë në Kroaci.

Hans Kijlstra, gjykatës në Amsterdam që nga viti 2002

John S. Leonardo, në vitin 2012 është emëruar nga Presidenti amerikan, si Prokuror i Arizonës

Mia Roessingh-Bakels, që nga viti 2002 është gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Arnhem

Marie Tuma, aktualisht është gjykatëse pranë gjykatës së EULEX në Kosovë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura