Vettingu/ Gjyqtari Lazaj: Jam kërcënuar nga njerëz që kam dënuar, doja të jepja mesazhin që…

Jul 2, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

Në seancën e dytë dëgjimore publike, gjykatësi i Tiranës Artan Lazaj u njoh me rezultatet e hetimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, relatoi një sërë problematikash të konstatuara në pasurinë e kandidatit për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Komisioni u shpreh se Lazaj nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.  Sa i përket figurës morale dhe aftësive profesionale, trupa gjykuese deklaroi se nuk e ka përmbyllur hetimin.

Fill më pas kandidati për këshillin e Lartë Gjyqësor këmbënguli se pasuria e tij është e ligjshme dhe renditi të gjithë argumentat për të rrëzuar pretendimet e KPK.

Ai tha se e vetmja pasuri e tij është një apartament në Tiranë, të cilin ende se ka shlyer plotësisht.

“Ju më keni vendosur ne nje beteje, më ftoni te luftoj e më keni dhënë një shpatë. Por në fakt, ju keni edhe shpaten edhe mburojen. Unë kam vetëm një shtëpi 128 metra katrorë në Tiranë. Si e kam përfituar unë këtë pasuri? Është produkt i punës time 25-vjecare. Gjatë hetimit iu tregova edhe arredimin e shtëpisë, sepse doja të bëhej vettingu”.

55232376-25a9-44cc-8d5d-27db71b0e243

Lazaj vijoi më tej, duke iu përgjigjur cdo pikëpyetje të ngritur në raport.

“Me pyesni per shitjen e shtepise se femijerise ne Vlore, une ju kam bashkangjitur kontraten e shitjes. Me pyesni per apartamentin e bashkeshortes ne Bulqize. Kujtoj këtu se apartamenti ishte prone e te atit te saj, e vendosur para marteses me mua. Gruaja ime sic do e drejta zakonore nuk erdhi tek martesa me mua bashke me apartamentin. Ajo ja la te atit. Perse ma llogarsni si pasuri kur une atehere as qe e njihja bashkeshorten?
Me llogarisni makinen Benz qe e mora sipas vendimit te keshillit te ministrave kur isha anetar i kqz. Me thoni qe vlera e makines kur e shita nuk eshte kaq sa e shita une, pra 5 mije euro. Zoterinj eshte treg i lire, ku u bazuat ju qe dilni me kete konkuzion?

Gjykatësi i karrierës i kujtoi komisionit se nuk duhet të merrej me gabime drejtshkrimore, pasi edhe vetë anëtarët e trupës kanë bërë plot në tilla, kur i kërkojnë atij informacion për vitin 1011.

Ai tërhoqi vëmendjen e organeve të vettingut, që të përmbushin qëllimin e reformës, për të zbuluar gjykatësit që kanë vënë pasuri me para të pista.

Në fund, Artan Lazaj, nuk kishte sesi të mos ndalej tek vendimet që ka firmosur gjatë karrierës dhe kërcënimet e marra për shkak të detyrës.

“Kam dhene denime te perjetshme,. Disa prej personave që kam dënuar nuk janë arrestuar ende nga policia e shteti. Më kanë kërcënuar për jetën. Por, nëse keni qellim ta hidhni gjyqtarin artan lazaj si preh ne mes te krimineleve , atehere nuk kam cfarë të them.

Artan Lazaj e mbylli fjalën, duke kërkuar konfirmimin në detyrë e në dalje bëri një apel për institucionin e Vettingut.

Vendimi për gjykatësin e karrierës pritet të shpallet me datë 11 korrik.

18b1ae8a-3b4d-42af-b6a2-88fef7bfa3e8

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura