Vetizolimi nga Koronavirusi, Balla: Vijon dërgimi i vakteve derë më derë për të moshuarit e Elbasanit

Mar 18, 2020 | 12:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se vijon edhe gjatë ditës së sotme dërgimi i vakteve ose ushqimeve bazë derë më derë për të moshuarit e Elbasanit që janë vetëm.komin

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se askush nuk do të mbetet kurrë vetëm dhe se distanca sociale na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Edhe sot vazhdon dërgimi i vakteve ose ushqimeve bazë derë më derë për të moshuarit e Elbasanit që janë vetëm! ???

Askush s’do mbetet kurrë vetëm – distanca sociale veç na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin! ???

Telefono të moshuarit pranë teje për kujdes ☎??

? ME NDIHMËN E ZOTIT, NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LUFTË!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura