KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli

Jul 25, 2018 | 9:05
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli.

Vetingu për gjyqtarin Astrit Faqolli, ja çfarë thotë KPK për pasurinë e tij

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli po përballet këtë të hënë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që do të kryejë rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Faqolli bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010.

faqollio

Sipas KPK: ILDKPKI ka dorezuar nje raport ku konstaton se ka kryer deklarim te sakte, ka burime te ligjshme, nuk ka fshehje pasurie dhe ka kryer deklarim te sakte. Jane marre ne konsiderate edhe theniet e nje deshmitari. Te trualli me siperfaqe 32 m2 ne Librazhd eshte ndertuar nje bodrum nje lokal dhe nje banese, ka mosperputhje midis lejes dhe aktit te kolaudimit, ne aktin e kolaudimit shenohej vlera prej 2,7 milione lekesh e ketij objekti, ndersa ne 2017 ne dokumentet e vetingut gjyqtari e ka deklaruar kete pasuri ne vleren e 3 milion lekeve.

Ne lidhje me nje apartament me siperfaqe 83 m2 ne vleren 41 mije euro, burimi i krijuar nga te ardhurat familjare nder vite. Sipas KPK: Ne perfundim te hetimit ka mos perputhje nga deklarimi i 2006 ne lidhje me deklarimin ne veting te 2017. Fillimisht eshte deklaruar qe ky apartament eshte blere nga kursimet familjare, ndersa ne deklaraten e vetingut ka deklaruar se ka marre hua 1 milion leke nga kunati i tij. Ne vitin 2004-2005 gjyqtari ka deklaruar te ardhurat ne ILDKPKI ne leke te vjetra dhe jo ne lek te reja.

Sipas KPK, DSIK ka dale ne perfundimin se gjyqtari eshte i papershtatshem per vazhdimin e detyres.

KPK: Informacioni i DSIK ishte i paplote, informacioni eshte i pasakte dhe i pa bazuar ne prova dhe fakte. Per Faqollin kane ardhur 7 ankesa, por nuk ka rezultuar te jene kryer shkelje nga gjyqtari. Faqolli ka respektuar te drejtat e paleve, ka gjykuar ne menyre te paanshme dhe te drejte.

Avokati: Ne lidhje me pasurine, me siperfaqe 32 m2 ne Librazhd, huaja prej 10 mije euro ne momentin e plotesimit te deklarates se vetingut ishte shlyer, ne deklaraten e pasurise per vetingun eshte deklaruar si burim te ardhurat familjare nder vite dhe per kete eshte kryer deklarim i sakte.

***

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Astrit Faqolli, si kanë ndryshuar të ardhurat e tij për 14 vite

Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Astrit Faqolli zotëronte një pasuri prej 2.5 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Faqolli është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë prej rreth 8.3 milionë lekësh. Sipas deklaratave periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ai zotëron një apartament në Tiranë dhe një objekt me funksion lokal dhe banesë në Librazhd. Në fund të vitit 2017, ai zotëron gjithashtu likujditete në bankë në vlerën e 322 mijë lekëve dhe automjet në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Astrit Faqolli për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 29.8 milionë lekëve. 66 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij, 28 për qind pagën e bashkëshortes dhe 5 për qind të ardhurat nga qeraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

BIRN ka evidentuar si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Astrit Faqolli ka marrë hua te të afërmit në shumat 10 mijë euro në vitin 2006 dhe 1 milion lekë në vitin 2011. Të dyja huatë janë shlyer plotësisht deri në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Marre nga Reporter.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura