“Vetingu o shoku Vetingu”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ka filluar, por ti…

Dec 13, 2017 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu pergjigj ne distance deklarates se Lulzim Bashes, sot nga nje bashkebisedim me gazetaret kur tha: “Një mandat i siguruar në shkelje të kushtetutës është nul, kjo është fillimi i një rruge antikushtetueshmërie, do ndërmarrin cdo hap institucional. Për këtë puc kushtetues, s’do pranojmë kurrë mbylljen e dosjeve të krimit. Përtej aksionit politik që do e shpalosim hap pas hapi…, është dhunuar kushtetuta, vetë hapat që ka marrë deri më sot komisioni i ligjeve, po krijohen institucione antikushtetuese nga Rama”.

Rama tha: A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde.

Por dy prej komentuesve qe i kane shkruar ne statusin me lart, Rama i eshte pergjigjur keshtu:

Komentuesi: Kjo qe thoni ju Kryeminister nuk esht asgje me shum se ironi e pakuptimt apo i jeni drejtuar vetes

Rama: Jo jo, të jam drejtuar ty duke degjuar ata qe e thone kete dhe i thone vetes politikane!

Komentuesi: Vetingu o shoku Vetingu Apo tani rreklama e rradhes prokurori haha po si nuk i le gje pa kopjuar Saliut or

Rama: Keli, Vetingu ka filluar po ti s’e ke pasur mendjen si duket dhe as tani qe flet s’e ke mendjen me duket se s’po flasim per reklama po per nje proces te Reformes ne Drejtesi!

pergjigjet e rames

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura