“Zgjedhje lokale pa reformë territoriale nuk ka”/ Grida Duma: Kushtetuta do preket me prioritete! Vetingu në politikë, “kalë beteje” për PD-në

Oct 21, 2021 | 23:49
SHPËRNDAJE

grida Duma

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma shprehet se Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për reformën territoriale ose atë zgjedhore, pasi sipas saj këto janë prioritetet më madhore.

E ftuar në emisionin “Open”, Duma thotë se draftin për reformën territoriale, PD e ka gati dhe do ta shpalosë në javët në vazhdim.

Sipas saj, reforma territoriale është e rëndësishme pasi së shpejti do të kemi zgjedhjet lokale.

“Ju thoni se ka një parim (I drejtohet Enton Abilekajt). Më thoni ju përveç këtij parimi kundër vettingut, po vijon ky proces. Zhbërja e tij totale është e pamundur. Meqënëse zhbërja e tij është e pamundur, ti më thua mua mos merr pjesë fare dhe ik plotësisht. Meqënëse kjo e vetingut, është një çështje që prek kushtetutën, ata thonë që do e prekim Kushtetuesen për afatin e këtyre të vettingut. Unë i them këtyre, PD thotë do prekësh Kushtetutën? Atëherë thotë se prioriteti është kjo tjetra. E para zgjedhjet lokale priten tek dera në 5-6 muaj. Ne e kemi projektin e reformës territoriale, e kemi për 2-3 javë, plotësisht. Paketa është me 3. Preke kushtetutën me prioritete, duke filluar nga reforma territoriale dhe zgjedhore. Duhet që sot ai që është pa bashki pa komunë dhe pa qeverisje ta marri. Ne e kemi projektin. Atë draft që kemi, do ta keni juve në diskutim shumë shpejt. Zgjedhje lokale pa një reformë territoriale nuk duhet të ketë” – tha Grida Duma.

“Vetingu në politikë ‘kalë’ beteje e PD-së”/ Duma: Hetimin ta nisim nga “peshqit e mëdhenj”! Shembulli personal vjen nga ne

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ka cilësuar vetingun në politikë si një “kalë beteje” e përhershme e kësaj force politike.

Ajo shprehet se hetimi për politikanët duhet të nisë nga koka, ata të cilët konsiderohen si peshqit e mëdhenj.

Deputetja demokrate shprehet se PD është e gatshme të marrë dhe të shqyrtojë dhe raportin e Komisionit të Venecias lidhur me një nismë të ngjashme të ndërmarrë nga demokratët në vitin 2018.

“Rritja e besimit tek politika nuk është një kalë beteje i përkohshëm. Në të gjitha dimensionet e jetës shqiptare, një është problem i moszhvillimit, korrupsioni. Nëse ka një mënyrë më të mirë, më të qartë dhe transparente se sa të thuash ta nisim pastrimin e kokës dhe majës, peshqit e mëdhenj nga politika, sot reforma në drejtësi kërkon shtysë dhe besim. Kërkon shembull personal. Shembulli personal vjen nga ne dhe duhet të vijë nga PD. Nuk është një çështje e përkohshme. Komisioni i Venecias, e kemi diskutuar elementet që kanë hedhur poshtë. Përsa i përket teknikaliteteve se si do të bëhet vetting në politikë, mund ta marrim atë raport dhe të diskutojmë për këtë çështje. Por diçka e kemi të qartë që vetingu duhet të ndodhë. Ajo që diskutoni se nga kush dhe pse, raporti i Venecias nuk e ul atë që ne e kemi axhendë politike pë rata që përfaqësojnë popullin” – tha Duma.

Situata e krijuar brenda Partisë Demokratike ka qenë dhe temë e debatit mes nënkryetares së PD-së dhe analistit Andi Bushati në studio.

Ky i fundit u shpreh se PD është dobësuar dhe se ambasada amerikane është tallur me këtë forcë politike.

Duma: Së pari, prezumimi yt se sot PD është më e dobët, është i gabuar, se sot është më i fortë. Pse është më e fortë, por për një gjë, tabu. Ne nuk kemi marrëdhënie me SHBA-në marrëdhënie patronazhisti. Ne kemi 38 deputetë, 28, por jemi opozita, nuk ka rëndësi numri shumë apo më pak. Nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Në historinë e politikës shqiptare janë blerë deputetë me të tjera ofiqe. Nëse PD, nuk do ishte pezullim. Nëse vetë Sali Berisha thotë që do ngre një process gjyqësor për sekretarin e shteti amerikan, ju çfarë po thoni, se ne nuk besojmë që Berisha nuk do kalojë deklarimin e pasurisë? Sot kemi ambasadën amerikane që thotë reformë territoriale dhe reformë zgjedhore.

Bushati: Ambasada amerikane është tallur me PD. Thotë reforma në drejtësi është sukses.

Duma: Ti e di shumë mire që…

Bushati: Poshtë servilët e ambasadave.

Duma: E para e punës ty nuk të takon që ambasadorin e SHBA, që sjell një deklaratë të sekretarit të SHBAsë, t’i cilësosh si “ambasadat”.

Bushati: PD me amerikën këto 8 vite ka qenë vetëm njëherë, për përjashtimin e Berishës. Herë tjetër e ka goditur.

Duma: Ne dimë se në çfarë gjendje emocionale ka qenë një person. Ai kundërreagon ndaj një gjëje që e konsideron personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura