Vetingu në politikë, Edi Rama ironizon Bashën me videon me klloun

Sep 21, 2018 | 20:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje ka ironizuar Lulzim Bashën, duke ballafaquar dy deklaratë të këtij të fundit për Venecian.

Rama në videon e publikuar citon Bashën të ketë thënë për reformën në drejtësi se duhet pritur përgjigja nga Venecia, ndërsa për vettingun e politikanë shprehet se nuk ka kohë për të pritur një përgjigje.

Ndërkohë PD, në një reagim për këtë rast ka deklaruar se  video që ka publikuar Rama nuk është e vërtetë.

“Edi Rama ka publikuar nje video krahasuese te qendrimeve te Lulzim Bashes per Komisionin e Venezias. Per mediat qe po e publikojne, ju lutem, kini ne vemendje se qendrimi eshte i deformuar, pasi nuk vendoset fjalia e Bashes se “Komisioni i Venezias eshte shprehur me pare per vetingun”. Per te qene korrekte, ju lutem reflektojeni kete deformim”, thuhet në njoftimin e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura