Vetingu në politikë/ Balla i përgjigjet Spahos: I dashur Mondi, Kryeministri më ngarkoi të komunikoj nesër me ty…

Sep 6, 2018 | 20:16
SHPËRNDAJE

Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla, i është përgjigjur homologut të tij demokrat Edmons Spaho, pasi ky i fundit akuzoi kryeministrin Rama se refuzon vetingun e politikaneve.

Balla per vetingun i pergjigjet SPahos

“I dashur Mondi, lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramën se ka refuzuar këtë të Vettingut! U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord. Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve. Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje më shumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut. Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion”, shrpehet kreu i grupit parlamentar të PS-së.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura