Vetëvritet me plumb në gojë efektivi, në një nga rrugicat e lagjes

Sep 4, 2015 | 7:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Efektivi Ilir Nano, i Patrullës së Përgjithshme i Komisariatit të Policisë Berat, i vetëvrarë me armën e shërbimit mbrëmjen e sotme, është baba i dy fëmijëve. Teksa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, 41-vjeçari thuhet se ka vrarë veten në trotuar, në një nga rrugicat e lagjes, 200 metra larg lumit Osum.

Policia LibrazhdNgjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim” rreth orës 20:30, jashtë orarit të shërbimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa mësohet se efektivi i ka dhënë fund jetës me një plumb në gojë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Prokurori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura